Lidhje

Takimi i nivelit të lartë të presidentëve evropianolindorë në Maqedoni


Presidenti i Maqedonisë Branko Cërvenkovski theksoi përsëri vendosmërinë e vendit të tij për anëtarësim në NATO dhe organizata të tjerë evropiane.

Presidenti Cërvenkovski hapi takimin e përfaqësuesve të 19 vendeve të Europës Qendrore dhe Juglindore duke thënë se Maqedonia do të vazhdojë përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjen me Greqinë lidhur me emrin e vendit të tij. Kjo çështje bllokoi nisjen e bisedimeve për pranimin e Maqedonisë në NATO.

Në takimin e Ohrit marrin pjesë presidentët e 16 vendeve dhe ambasadorët e tre të tjerëve. Presidenti Cërvenkovski tha se pjemësmarrësit nuk ftuan Presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu pasi nuk arritën një konsensus për t’i bërë atij ftesë si rezultat i kundërshtimit të ashpër të Serbisë ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga shqiptarët në muajin shkurt. Në takimin dy ditor pritet të diskutohen çështje si energjia, zhvillimi ekonomik dhe zgjerimi i BE. //rd//

XS
SM
MD
LG