Lidhje

Kuarteti për Lindjen e Mesme: Palët të respektojnë premtimet


Negociatorët e quartetit për paqen në Lindjen e Mesme i bënë thirrje udhëheqësve izraelitë dhe palestinezë t’u përmbahen premtimeve të tyre për procesin e paqes.

Pjesëtarët e Katërshes i bënë thirrje sot në Londër Izraelit që të ndalojë ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Autoritetit Palestinez që të përmbushë përkushtimet e veta për të luftuar terrorizmin.

Grupi, i cili përfshin Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, Rusinë dhe Kombet e Bashkuara shprehën shqetësim të thellë për situatën humanitare në Rripin e Gazës.

Gaza ka qenë nën bllokadën izraelite që kur militantët e Hamasit e morën pushtetin atje qershorin e kaluar. Izraeli thotë se bllokada është e nevojshme për të mos lejuar militantët të hedhin raketa nga Gaza. Sekretarja amerikane e Shtetit Kondolisa Rajs dhe i dërguari rajonal i Katërshes, ish kryeministri britanik Toni Bler, thonë se ka pasur përparime në prapaskenë në bisedimet e paqes mes Izraelit dhe palestinezëve dhe një marrëveshje për paqe është ende e mundur deri në fund të vitit. //rd//

XS
SM
MD
LG