Lidhje

Laburistët pësojnë humbjen më të madhe në 40 vjet


Kryeministri britanik Gordon Braun thotë se rezultatet paraprake të zgjedhjeve të djeshme lokale tregojnë se partia e tij ka pësuar, siç u shpreh ai, një humbje zhgënjyese.

Anketat e fundit tregojnë se Partia Laburiste përballet me humbjen më të madhe që prej 40 vjetësh kundër Partisë Konservatore të opozitës. Parashikimet tregojnë se Laburistë do të marrin rreth 24 përqind të votave, duke zënë vendin e tretë pas konservatorëve dhe liberal-demokratëve.

Në komentet për gazetarët sot, zoti Braun tha se ishte e qartë se partia e tij nuk kishte dalë mirë nga zgjedhjet. Ai tha se, pas zgjedhjeve të djeshme lokale, Partia Laburiste nuk do ta ketë të lehtë të fitojë votat e humbura deri në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme pas dy vjetësh.

Në garën e rëndësishme për kryetarin e bashkisë së Londrës, Ken Livingstone është thuajse barabar me rivalin e tij konservator Boris Xhonson. //kh//

XS
SM
MD
LG