Lidhje

Serbia do të hetojë protestat kundër Bashkimit Evropian


Autoritetet në Serbi kanë filluar hetimet lidhur me disa pankarta që qarkulluan sot në Beograd në të cilat presidenti dhe zëvëndës-kryeministri i vendit cilësoheshin “armiq të shtetit”, sepse nënshkruan një marrëveshje për lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian.

Një zëdhënës i zyrës së prokurorit të Serbisë tha se autoritetet po përpiqen të gjejnë se kush është përgjegjës për krijimin dhe afishimin e pankartave. Ai tha se personat përgjegjës do të akuzohen për rrezikimin e sigurisë së zyrtarëve të lartë të vendit.

Në pankarta shihen presidenti Borois Tadiç dhe zëvëndës-kryeministri Bozidar Gjeliç gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes së Asocim Stabilizimit me BE-në të martën e kaluar bashkë me fjalët “Armiq të Shtetit.”

Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica, kishte kundërshtuar nënshkrimin e marrëveshjes në qoftë se në të Kosovës nuk i referohej si pjesë e pandarë e Serbisë. Zoti Koshtunica u tha sot gazetarëve se parashkon që marrëveshja do të humbasi vlerën pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. //rd//

XS
SM
MD
LG