Ushtria turke tha se më shumë se 150 rebelë kurdë u vranë nga sulmet turke me bomba të ndërmarra në veri të Irakut gjatë ditëve të fundit.
Deklarata e sotme ishte e para e dhënë nga ushtria për numrin e viktimave gjatë fushatës së fundit të bombardimeve. Dje, Turqia tha se avionët e saj luftarak goditën bazat e rebelëve kurdë në zonën Qandil si pjesë e operacioneve të saj kundër Partisë Punëtorët e Kurdistanit, ose PKK-së. Rebelët nuk u përgjigjën menjëherë për numrin e viktimave të njoftuara sot. Por dje, një zëdhënës i partisë PKK tha se rebelët nuk pësuan humbje nga sulmet.
Ankaraja akuzon PKK-në se po përdor Irakun verior si një bazë për të ndërmarrë sulme vdekjeprurëse në Turqinë juglindore. Turqia ka kërkuar me kohë nga autoritetet irakiane të vihet në ndjekje të rebelëve. //rd//