Lidhje

Irani përjashton mundësinë për pezullimin e programit bërthamor


Irani ka përjashtuar përsëri mundësinë që të pezullojë veprimtarinë e tij bërthamore, duke thënë se do të hedhë poshtë çdo stimul të ofruar nga fuqitë perëndimore, i cili mund të shkelë të drejtat e kësaj Republike Islamike për aktivitet bërthamor.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Mohamad Ali Hoseini tha sot se qeveria iraniane nuk do të marrë në shqyrtim asnjë propozim që do të kufizonte aftësitë e Teheranit për të shfrytëzuar teknologjinë atomike.

Komentet e zotit Hoseini pasojnë njoftimin e së premtes se 5 vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit si dhe Gjermania ranë dakord të ofrojnë stimuj të rinj për të bindur Iranin për të hequr dorë nga programi i tij bërthamor.

Në qershor 2006, këto 6 vende i ofruan Iranit një paketë me ndihma ekonomike dhe stimuj diplomatikë, me kusht që të hiqte dorë nga programi për pasurimin e uraniumit.//lk

XS
SM
MD
LG