Kandidatët e partisë demokrate për president, senatorët Barak Obama dhe Hillari Klinton po bëjnë një përpjekje të fundit në prag të zgjedhjeve të nesërme paraprake në shtetet Indiana dhe Karolina e Veriut. Ditët e fundit, dy kandidatët kanë bërë fushata intensive në të dy këta shtete.
Në një intervistë për rrjetin CNN nga Karolina e Veriut, zonja Klinton i qendroi deklaratës së saj se nëse zgjidhet presidente, Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin një kundërpërgjigje në shkallë të gjerë kundër Iranit në rast se ai sulmon Izraelin. Nga ana e tij, senatori Obama tha se një gjuhë e tillë është provokuese dhe e njëjtë me atë që ka përdorur edhe Presidenti Bush. Ai tha se do t’i përgjigjej me forcë një sulmi të tillë.//lk