Lidhje

Vendet evropiane ofrojnë udhëtim pa viza për qytetarët serbë


Shtatëmbëdhjetë vende evropiane kanë rënë dakord që t’u ofrojnë qytetarëve serbë udhëtim pa viza në përpjekje për të fuqizuar partitë pro-evropiane në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Serbi.

Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme franceze thuhet se 17 vende vendosën t’u ofrojnë lehtësi për udhëtime të gjithë qytetarëve serbë që plotësojnë kërkesat admininistrative.

Zyrtarë serbë dhe të Bashkimit Evropian nënshkruan javën e kaluar një marrëveshje për marrëdhënie më të ngushta dypalëshe. I dërguari i BE-së Zhak Barrot do të shkojë në Beograd nesër për bisedime mbi këtë ofertë.

Zgjedhjet e së dielës do të vendosin përballë njëri-tjetrit përkrahësit e marrëdhënieve më të ngushta me Evropën dhe nacionalistët e indinjuar nga mbështetja perëndimore për pavarësinë e Kosovës. Nacionalistët duan lidhje më të ngushta me aleaten tradicionale të Serbisë, Rusinë, që nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës. //kk//

XS
SM
MD
LG