Lidhje

Brezi i ri amerikan në disavantazh për mundësi përparimi


Një studim i ri tregon se të rinjtë amerikanë ndeshen me probleme ekonomike dhe kanë më pak mundësi sesa brezat e mëparëshëm. Një grup studjuesish pranë Qëndrës amerikane për Përparim tha sot se i ashtuquajturi brezi i mijëvjeçarit përballet me paga në rënie, borxhe në rritje dhe kosto më të lartë për arsim, pronësi banese dhe kujdes shëndetësor.

Sipas studimit, ekonomia amerikane nuk u siguron më punëtorëve të rinj, 20 dhe 30 vjeçarëve, mundësi të shumta dhe siguri pune. Studiuesit thonë se nga viti 1975 deri më 2005, pagat pësuan rënie për punëtorë që kanë vetëm arsim të mesëm. Gjatë kësaj periudhe, të ardhurat mbetën në vend për burrat me arsim të lartë dhe pësuan pak rritje për gratë po me këtë shkallë arsimimi.

Studimi gjithashtu tregon se ky brez të rinjsh është më i prirur sesa brezat e më parëshëm për të pranuar shtimin e shpenzimeve qeveritare për arsim e kujdes shëndetësor, edhe nëse kërkohet rritje taksash. //ad//

XS
SM
MD
LG