Lidhje

Çmimi i naftës arrin në mbi 123 dollarë për fuçi


Çmimi i naftës bruto shënoi sot një nivel të ri të lartë pavarësisht nga një njoftim se javën e kaluar rezervat amerikane të naftës u rritën thuajse me 6 milionë fuçi.

Çmimi arriti në mbi 123 dollarë për fuçi gjatë shkëmbimeve në bursën e Nju Jorkut. Departamenti amerikan i Energjisë kishte njoftuar më parë se rezervat e vendit me naftë u shtuan afro 2 përqind, krahas shtimit të rezervave të benzinës.

Megjithatë, disa analistë thonë se ekzistojnë shqetësime rreth kufizimit të rezervave globale me naftë.

Presidenti Bush u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se është thellësisht i shqetësuar lidhur me çmimin e lartë të karburantit. Presidenti kërkon që Kongresi të miratojë ndërtimin e rafinerive të reja dhe të lejojë shpik-kërkime të mëtejshme për naftë. //bsa//

XS
SM
MD
LG