Lidhje

Parlamenti rus miraton emërimin e Vladimir Putin si kryeministër


Dhoma e Ulët e parlamentit rus miratoi me shumicë dërrmuese votash zotin Vladimir Putin si kryeministër, një ditë pas emërimit në këtë post nga Presidenti i ri Dmitri Medvedev.

Kalimi i zotit Putin nga posti i Presidentit në atë të kryeministrit dhe inaugurimi i zotit Medvedev, që njihet si nxënësi i tij, i jep fund disa muaj manovrash politike, që synonin ta mbanin zotit Putin në një tjetër post të lartë zyrtar.

Para votimit në parlament zoti Putin u tha ligjvënësve se synimi i tij është ulja e inflacionit brenda pak vjetësh, si pjesë e një plani afatgjatë për të nxitur rritjen ekonomike dhe standartin e jetesës.

Partia e zotit Putin Rusia e Bashkuar ka një shumicë të mjaftueshme në parlament për të ndryshuar kushtetutën dhe shkarkuar presidentin, nëse i duhet ta bëjë këtë. /mm/

XS
SM
MD
LG