Lidhje

SHBA nuk i kushton shumë rëndësi dëbimit reciprok të diplomatëve me Rusinë


Departamenti Amerikan i Shtetit tha dje se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, që nga nëntori i kaluar kanë shkëmbyer replika për dëbimin e 5 diplomatëve. Megjithatë, zyrtarë amerikanë thanë se kjo nuk ndikon në shtrirjen e mëtejshme të mosmarrëveshjeve në marrëdhëniet me Moskën.

Zyrtarët amerikanë konfirmojnë se të dy qeveritë janë përfshirë në një lloj lufte të fohtë për largimin e 5 diplomatëve si persona të padëshëruar. Por ata thonë se tani e konsiderojnë këtë çështje të mbyllur dhe këmbëngulin se në marrëdhëniet në përgjithësi nuk ekziston ndonjë krizë.

Departamenti i Shtetit tha se më 28 prill, dy atasheve ushtarakë amerikanë në Moskë iu kërkua largimi nga Rusia dhe megjithëse Shtetet e Bashkuara nuk kundërshtuan, besojnë se ky veprim ishte i pajustifikueshëm.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Shan Mekormak tha se këto veprime erdhën pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për largimin si person të padëshëruar të një atasheu rus në Uashington në 22 prill, pas së cilës, si kundërpërgjigje pas një jave erdhi largimi i një diplomati amerikan nga Moska si person i padëshëruar.

Zoti Mekormak tha se këmbimet filluan nëntorin e kaluar, kur një zyrtari rus në Nju Jork iu kërkua të largohej. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit refuzoi të fliste mbi arsyet e largimeve, të cilat zakonisht vijnë pas dyshimeve për spiunazh, ose veprime të tjera të papranueshme. Ai tha se ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë të drejtë t’i kundërpërgjigjen largimeve të dy amerikanëve, ai nuk pret që të ndërmerren veprime të mëtejshme.

Në një seancë dëgjimore në Kongres, ndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit për Marrëdhëniet me Evropën, Daniel Frid e përshkroi largimin si të parëndësishme dhe që nuk pëfshijnë një hapsirë të madhe politike.

“Ne i shohim këto incidente si diçka që vazhdimisht ndidhin në marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Kjo, në pikëpamjen tonë, nuk është shenjë e një problemi më të madh diplomatik, nuk është shenjë e keqe. Kjo ndodh dhe ne dëshërojmë të shohim që këtij procesi t’i vijë fundi”.

Në marrëdhëniet dypalëshe ka pasur tensione mbi probleme të ndryshme, duke përfshirë dhe kthesa në qendrimin politik të Rusisë dhe pozicionit të saj ndaj pavarësisë së Kosovës.

Megjithatë, të dy qeveritë janë angazhuar në mënyrë konstruktive për zgjidhjen e problemeve të tjera, duke përfshirë përpjekjen ndërkombëtare në lidhje me programet bërthamore të Koresë së Veriut dhe Iranit. //iç//

XS
SM
MD
LG