<!-- IMAGE -->
Jenna Bush, vajza 26 vjeçare e Presidentit dhe zonjës Bush u martua dje në një ceremoni të vogël dhe private në fermën e familjes në Crawford të Teksasit.
Nusja dhe bashkëshorti i saj, 30-vjeçari, Henry Hager, djali i kryetarit të partisë republikane të Virginias organizuan në muzgun e djeshëm në një kopësht dhe para një altari të gdhendur enkas për këtë rast, ceremoninë e tyre të martesës. Në ceremoni morën pjesë rreth 200 të ftuar.
22 fëmijë persidentësh janë martuar kur baballarët e tyre kanë qenë në këtë post. Martesa e fundit në Shtëpinë e Bardhë ndodhi në vitin 1971, kur vajza e Presidentit Richard Nixon u martua në Kopshtin e Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë. //iç//