Lidhje

Rusia i cilëson fluturimet e Natos si të rrezikshme


Shefi i Forcave Ajrore ruse tha se avionë luftarakë të Natos po u afrohen në një distancë tepër kritike bombarduesve rusë, gjatë misioneve të tyre të fluturimit mbi Oqeanin Arktik.

Gjeneral–Kolonel Aleksander Zelin i tha medias ruse sot se avionë F-15, F-16 dhe F-22 u afrohen më tepër se duhet avionëve rusë dhe nuk ndjekin rregullat e sigurisë. Ai tha se këto manovra të rrezikshme përbëjnë shkelje të standarteve ndërkombëtare të aviacionit. Një agjenci ruse lajmesh citon Gjeneral-Kolonelin Zelin, sipas të cilit avionët e Natos “sulmojnë” avionët bombardues rusë në territor neutral. Ai shton se nuk e përdor pa përgjegjshmëri fjalën “sulm.”

Në të njëjtën kohë, Gjenerali Zelin tha se ekipet ruse tregojnë disiplinë dhe vetë-kontroll. Vetë Rusia është akuzuar për shkeljen e normave të aviacionit. //rd//

XS
SM
MD
LG