Lidhje

Senatorët Obama, Klinton vazhdojnë garën në Virxhinian Perendimore


Senatorët amerikanë Barack Obama dhe Hillary Clinton po përgatiten për zgjedhjet paraprake në shtetin e Virxhinias Perendimore.

Anketat e opinioneve flasin për një fitore të mundshme të senatores Klinton në zgjedhjet e së martës. Por gjatë ditëve të fundit, zoti Obama ka fituar mbështetje nga të ashtuquajturët superdelegatë për në kuvendin e partisë demokrate në gusht duke arritur një përkrahje pothuajse të barabartë me zonjën Klinton e cila kishte një numër shumë më të madh superdelegatësh në fillim të vitit.

Nuk ka një numër zyrtar të mbështetjes së superdelegatëve dhe agjencitë e lajmeve japin njoftime kontradiktore se cili kandidat kryeson për nga numri i tyre. Të ashtuquajturit superdelegatë janë anëtarë të partisë demokrate që janë të lirë të votojnë për secilin kandidat në kuvendin e partisë. //rd//

XS
SM
MD
LG