Lidhje

Grupi muzikor One Republic me një album të ri


Pjesëtari i grupit muzikor OneRepublic, Ryan Tedder ka shkruar këngë për artistë si Jennifer Lopez, Natasha Bedingfield apo Hillary Duff. Tani, Ryan po regjistron këngët e reja të albumit të tij të fundit me grupin, OneRepublik, i cili pritet të hidhet së shpejti në treg.

Sikurse mjaft pianistë të vlerësuar, dhe RyanTedder ka nisur rrugën e artistit që në moshë të re dhe me disiplinë të rreptë. Ryan Tedder, muzikant “Nisa piano që në moshën 5 apo 6 vjeçe. Ne kishim një piano të madhe në shtëpi sepse babai im ishte muzikant. Unë mësova muzikën në mënyrën klasike deri në moshën 12 apo 13, më pas nisa të luaja me vesh çdo tingull dhe çdo muzikë që doja të interpretoja. Metoda Suzuki e të mësuartit piano, zakonisht përdoret tek fëmijët e vegjël. Është si puna e të folurit. Fëmijët e mësojnë natyrshëm gjuhën duke dëgjuar. Edhe metoda Suzuki të mëson se si të ushtrohesh në muzikë udhëhequr nga veshi muzikor”.

Çdo këngë në albumin e ri ka një kuptim të veçantë. Ai mendon se dhe emri i grupit, One Republic, duhet të ishte po kaq i veçantë. Ryan Tedder, muzikant “Unë doja që grupi të kishte një emër të fortë dhe unik, që të kuptohej dhe të thuhej në çdo gjuhë. Fjala republikë është universale dhe të gjithë e dinë kuptimin e saj.”

Gjithmonë bashkëpunues si hartues këngësh dhe producent muzikor, Ryan Tedder ende është duke u përshtatur me famën që vjen nga suksesi si këngëtar dhe interpretues. “Jam e kundërta e atyre njerëzve që kur janë në mjedise publike, duan të jenë në qendër të vëmendjes. Unë nuk kam makinë me drita apo nuk vesh rroba që tërheqin vëmendje. Nuk jam ende i mësuar me faktin që kur ngjitem në skenë, janë nën vështrimet e të gjithëve. Është shumë më e lehtë që të jem në studio ku krijoj muzikë gjatë gjithë orëve të natës”.

Ideja e të jetuarit pa probleme dhe qetë, për Ryan Tedder është që të bëjë atë që di më mirë, të krijojë muzikë. “Për mua nuk është punë të krijuarit muzikë, apo hartimi i teksteve të këngëve. E vetmja mënyrë se si mund ta bëjë këtë gjë, është mnos ta konceptoj si punë . Nëse nuk ke pasion për atë që do të bësh, atëherë është e pamundur. Unë nuk dua të them emra, por di mjaft njerëz që janë në këtë profesion vetëm për biznes. Ata mund të fitojnë dhe miliona dollarë, por për mua nuk ia vlen. Jeta është e shkurtër. Nëse nuk do të ishte për paratë, unë do të isha duke shëtitur Amerikën e Jugut apo diku tjetër. Do bëja diçka krejtësisht të ndryshme nga muzika”. Projekti i ardhshëm i Ryan, është të shkruaj tekstet dhe muzikën e këngëve të albumit të ri të Rihanës. //rd//

XS
SM
MD
LG