Lidhje

Nacionalistët serbë bien dakort të përpiqen të formojnë qeverinë


Partitë nacionaliste të Serbisë ranë dakord të përpiqen për formimin e një qeverie, megjithëse zunë vendin e dytë e të tretë në zgjedhjet paralamentare të së dielës.

Një zëdhënës i partisë radikale ultranacionaliste, thotë se grupi i tij dhe partia demokratike ranë dakord mbi objektivat e një koalicioni, ndër të cilat garantimi që Kosova të jetë pjesë e Serbisë, pavarësisht se ka shpallur pavarësinë. Zëdhënësi tha se udhëheqësit e të dyja partive do të takohen të mërkurën me përfaqësuesit e partisë socialiste, që dikur udhëhiqej nga të ish-presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç, për të biseduar mbi një koalicion që do të kishte një shumicë në parlament.

Edhe përkrahësit e presidentit pro perëndimor Boris Tadiç, partia e të cilit doli nga zgjedhjet si grupi me më shumë vende në parlament, thonë gjithashtu se kanë filluar bisedime për koalicion, por nuk dhanë hollësi. Megjithatë sipas njoftimeve, ata po zhvillojnë bisedime me socialistët. //rd//

XS
SM
MD
LG