Lidhje

Presidenti Bush drejt Lindjes së Mesme


Presidenti Bush niset sot për një udhëtim në Lindjen e Mesme, në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve. Presidenti Bush mbërrin nesër në Izrael. Ky është udhëtimi i dytë i tij në Lindjen e Mesme që nga janari.

Presidenti Bush shpreson t’i shtyjë më tej përpjekjet e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve në konferencën e organizuar prej tij në fund të vitit të kaluar në Anapolis, pranë Washingtonit. Në Izrael ai do të takohet me kryeministrin Ehud Olmert.

Gjatë turneut Presidenti Bush do të shkojë edhe në Egjipt dhe në Arabinë Saudite. Presidenti ka si objektiv, që para largimit nga posti në janar, kufijtë e shtetit palestinez të jenë përcaktuar. Në qendër të strategjisë së Presidentit Bush është zgjidhja sipas formulës së dy shteteve, atij izraelit dhe palestinez.

Bisedimet mes izraelitëve dhe palestinezëve nuk kanë shënuar përparimin e pritshëm. Pozita e zotit Olmert është dobësuar, për shkak të akuzave të ngritura ndaj tij për korrupsion, ndërsa palestinezët janë të pëçarë mes tyre, nga njëra anë është qeveria e zotit Abas në Bregun Perndimor, kurse në Rripin e Gazës, qeveria e Hamasit. //rd//

XS
SM
MD
LG