Lidhje

Kinë, evakuohet grupi i parë i të plagosurve nga epiqendra e tërmetit


Media shtetërore kineze thotë se grupi i parë i viktimave të plagosura, u evakuua sot nga një distrikt në epiqendër të tërmetit të fuqishëm të së hënës.

Zyrtarët thonë se tërmeti prej 7.9 ballësh ka shkaktuar vdekjen e afro 15 mijë vetëve në Sëçuan dhe rajonet përreth dhe ka lënë nën rrënoja dhjetra mijëra të tjerë.

Agjencia zyrtare e lajmeve Hsinua thotë se 47 të plagosur u dërguan me avion nga distrikti Uençuan në spitalin më të madh në kryeqytetin Çengdu të Sëçuanit.

Zyrtarët thonë se gjendja në Jingsiu është më e rëndë nga ç’ishte parashikuar. Një zyrtar i qeverisjes lokale i tha Hsinuasë se nga 10 mijë bamorët e atjeshëm, vetëm 2 mijë e 300 mbijetuan.

Shifra zyrtare e të vdekurve vazhdon të rritet dhe autoritetet parashikojnë që numri të rritet ndërsa ekipet e shpëtimit mbërrijnë në zonat e goditura më rëndë dhe fillojnë të gërrmojnë në rrënoja. Zyrtarët vlerësojnë se 26 mijë vetë janë nën rrënoja. //bsa//

XS
SM
MD
LG