Lidhje

Qeveria e Berluskonit fiton votëbesimin e senatit


Qeveria e re konservatore e Italisë, e udhëhequr nga Silvio Berluskoni fitoi votëbesimin e senatit.

Votëbesimi i pritshëm në senat erdhi pas një fitoreje të lehtë dje në Dhomën e Deputetëve.

Javën e kaluar, zoti Berluskoni, njeriu më i pasur në Itali, bëri betimin si kryeministër për herë të tretë. Manjati 71-vjeçar i medias korri një fitore të thellë në zgjedhjet e përgjithshme të prillit.

Në fjalimin e inaugurimit para parlamentit të martën, zoti Berluskoni theksoi nevojën për rritje ekonomike dhe luftë kundër krimit të organizuar në Itali.

Ai premtoi gjithashtu t’u japë rajoneve lokale më shumë kontroll mbi të ardhurat nga taksat dhe bëri thirrje për dialog me opozitën për t’i arritur këto synime. //bsa//

XS
SM
MD
LG