Lidhje

Sekretari amerikan i Thesarit optimist për gjysmën e dytë të vitit


Sekretari i Thesarit i Shteteve të Bashkuara, Henri Polson parashikon një dobësim të metejshëm të tregut të shtëpive, por sheh një përmirësim gradual të tregut të tronditur të kredive nga situata e vështirë e nëntë muajve të fundit. Korrespondeti i Zërit të Amerikës, Bery Ud, thotë se për gjysmën e dytë të vitit, zoti Polson parashikon një ekonomi amerikane më të fortë.

Zoti Polson tha në një takim në Uashington se tregjet e kredive janë ndjeshëm më të qendrueshme në krahasim me muajin mars. Ai tha se në tregt qarkullon më shumë kapital dhe se besimi i investitorëve është më i fortë nga sa ishte më parë. Tregjet e kredive ngrinë gushtin e kaluar i rezultat i miliarda dollarëve të dhënë nëpërmjet kredive jo të mira për blerjen e shtëpive në Shtetet e Bashkuara. Bankave në të gjithë botën iu desh të bënin ekuivalencën e letrave me vlerë në përputhje me tregun e shtëpive në Shtetet e Bashkuara. Në muajin mars, kriza pothuajase shkaktoi falimentimin e Bërn Stërns, një nga bankat më të mësha amerikane të investimeve.

Zoti Polson, i cili përpara se të merrte këtë detyrë dy vjet më parë, ishte financier i sukseshëm i Wall Street-it, tha se çmimet e shtëpive ende nuk kanë filluar ta marrin veten dhe se 2 milion pronarë shtëpish që janë në situatën më të vështirë këtë vit rrezikojnë t’i humbasin ato.

“E dimë se përmirësimet duan më shumë kohë të shihen. Kështu që nuk duhet të habitemi për lajme që flasin për rritjen e numrit të falimentimeve dhe për rënien e çmimit të shtëpive. Por përmirësime janë duke u bërë. Ne jemi duke punuar në drejtim të tregut të tejngopur të shtëpive”.

Zoti Polson theksoi se një pjesë e madhe e aktiviteteve ekonomike të ngadalësuara nuk do të shohin rritje derisa çmimet e shtëpive të fillojnë të rriten. Ai beson se kjo do të duket në gjysmën e dytë të vitit.

“Për mendimin tim, ne jemi më pranë fundit të trazirave të tregut se sa fillimit. Duke parë përpara, mendoj se tregjet financiare do të ndikohen më pak nga trazirat e tregut dhe më shumë nga kushte me shtrirje më të gjerë ekonomike dhe veçanërisht nga përmirësimi në sektorin e shtëpive”.

Zoti Polson tha se paketa ekonomike stimuluese e qeverisë, sipas së cilës taksapaguesit do të përfitojnë rreth 100 miliard dollarë, do të nxisë rritjen ekonomike. Ai e pronon se çmimet e larta të karburantit dhe të ushqimeve po shkaktojnë vështirësi të konsiderueshme.

Ndërkohë që bursa gjatë dy muajve të fundit është ngritur përsëri, besimi i konsumatorëve në pjesën më të madhe ende është në rënie për shkak të çmimit të naftës që vazhdon të rritet. Duke e parë nga afër, besimi i konsumatorëve në muajin maj ishte në nivelet e tij më të ulta që nga korriku i vitit 1980. Shumica e parashikuesve mendojnë se rritja ekonomike në Shtetet e Bashkuara për këtë vit nuk mund të ngadalësohet më shumë se 1.5 %. Në vitin 2007, ekonomia amerikane pati një zhvillim më shumë se 2 %. //iç//

XS
SM
MD
LG