Lidhje

Opozita në Zimbabve thotë se do të fitojë ndjeshëm ndaj presidentit Mugabe


Partia më e madhe e opozitës në Zimbabve u zotua, të varrosë, siç u shpreh ajo, Presidentin Robert Mugabe në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen më 27 qershor.

Ky parashikim u bë sot ndërsa Lëvizja për Ndryshime demokratike filloi fushatën e saj me një miting në qytetin Bulavajo. Duke folur para një grumbulli prej 10 mijë përkrahësish, nën-kryetari i Partisë Lëvizja për ndyshime Demokratike, Thokozani Khupe tha se partia e tij do të fitojë në raundin e dytë të zgjedhjeve me një ndryshim edhe më të madh nga raundi i parë.

Ky miting u bë pa praninë e kryetarit të Partisë, Morgan Tsvangirai i cili e shtyu kthimin e tij nga një vizitë jashtë vendit për shkaqe sigurie. Qeveria e Zimbabvesë thotë se akuzat për gjoja një atentat kundër zotit Tsvangirai janë të pa-baza dhe se ai po përpiqet të përfitoj politikisht.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve zoti Tsvangirai shpreson të zejë vendin e Presidentit Mugabe, i cili ka sunduar këtë vend të Afrikës Jugore për 28 vjet.//IB

XS
SM
MD
LG