Lidhje

De Kërmabo: EULEX në Kosovë nuk do të jetë nën mandatin e OKB


Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë në Kosovë i njohur me emrin EULEX, Iv de Kërmabo, tha mbrëmë se misioni i tij nuk do të jetë nën mandatin e Kombeve të Bashkuara, por mision i Bashkimit Evropian. Zoti de Kërmabo i cili filloi mbrëmë një vizitë tri ditëshe në Kosovë, tha se fillimi i punës së misionit të tij mund të shtyhet për pak kohë, por do të vendoset në tërë Kosovën. //iç//

XS
SM
MD
LG