Lidhje

Harrison Ford reklamon Indiana Jones në Kanë


Harrison Ford dhe pjesa tjetër e aktorëve të filmit Indiana Jones po reklamojnë një nga realizimet më të shumëpritura të këtij viti në Festivalin e Filmit në Kanë.

Në aventurën e re profesor Indy ka probleme në punë në kolegjin Marshall. Qeveria i kërkon kolegjit ta pushojë nga puna Indin. Dhe në mesin e dramës së karrierës së tij, Indy takohet me Mat që luhet nga Shia LaBeouf. Të dy ata bashkohen për të gjetur një nga thesaret më të çmuara arkeologjike – Kafkën e Kristaltë të Akatorit. Por sigurisht asgjë nuk është e lehtë për Indyn kur shumë shpejt i vihen agjetët sovjetik të udhëhequr nga Irina Spalko, luajtur nga Cate Blanchet, një grua e bukur por e ligë. Harrison Ford u stërvit mirë për personazhin dhe vendosi t’i bëjë vetë të gjitha aktrobacitë që kërkon roli. //rd//

XS
SM
MD
LG