Lidhje

Olmert- ka ardhur koha që të gjendet një zgjidhje me palestinezët


Kryeministri Ehud Olmert i tha sot kabinetit të tij se ka ardhur koha që të gjendet një zgjidhje paqësore e konfliktit me Rripin e Gazës, ku sundon Hamasi.

Kryeministri Olmert tha se Izraeli po i afrohet me shpejtësi një vendimi për mënyrën si ta zgjidhë këtë gjendje. Ai tha se sulmet palestineze me raketa kundër Izraelit jugor, që ndërmeren nga Gaza, nuk mund të tolerohen më, madje ai premtoi rikthimin e paqes e të qetësisë për komunitetet izraelite në zonat aëfr kufirit.

Ministri izraelit i mbrojtjes, Ehud Barak, shkon nesër në Egjipt, për t’u takuar me presidentin Hosni Mubarak, vendi i të cilit po përpiqet të ndërmjetësojë një armëpushim.//IB

XS
SM
MD
LG