Lidhje

Presidenti i Gjykatës së Hagës thotë se gjykata nuk duhet mbyllur


Presidenti i Gjykatës së Kombeve të Bashkuara për krime lufte, gjykatësi Fausto Pokar tha se Haga duhet t’i mbajë dyert e hapura derisa të gjithë të dyshuarit të arrestohen dhe të gjykohen.

Gjykatësi Pokar mbërriti në Sarajevë dje për një vizitë 3 ditore, për bisedime me zyrtarë vendorë të sektorit të drejtësisë lidhur me çështjet ligjore.

Ai identifikoi 4 të arratisurit, që janë Radovan Karazhiçi, Ratko Mladiçi, ndihmësi i Karaxhiçit Stojan Zupljanin dhe ish udhëheqësi rebel kroat, Goran Haxhiç.

Zoti Pokar bëri gjithashtu thirrje për trajnim të punonjësve të burgjeve pas ikjes nga burgu të kriminelit të denuar të luftës Radovan Stankoviç, i cili u iki rojeve të cilët ishin duke e shoqëruar për tek mjeku vitin e kaluar në Foça.

Stankoviç ishte duke vuajtur denimin me 20 vjet burg për dhunime dhe tortura. Ai vazhdon t’u fshihet autoriteteve. (ze)

XS
SM
MD
LG