Lidhje

BE-ja, Rusia do të fillojnë bisedimet strategjike të shumëpritura


Bashkimi Evropian prej 27 vendesh ka rënë dakord, për fillimin e bisedimeve të shumëpritura me Rusinë mbi një marrëveshje të re partneriteti strategjik.

Në një deklaratë të Sllovenisë, që mban kryesinë e radhës së BE-së, thuhet se marrëveshja u arrit në një takim të ambasadorëve evropianë sot në Brukel dhe se ajo do të nënshkruhet zyrtarisht të hënën. Marrëveshja e parteritetit i jep fund rreth dy vjet ngecjeje.

Kjo marrëveshje përfshin një gamë të gjerë çështjesh politike, tregtare dhe të energjisë mes Rusisë dhe vendeve të Evropës Perëndimore.

XS
SM
MD
LG