Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç filloi bisedimet me partitë politike për krijimin e një qeverie koalicioni, pas zgjedhjeve të papërcaktuara parlamentare të këtij muaji.
Zoti Tadiç u takua të enjten me anëtarët e partisë së tij Demokrate, e cila fitoi më shumë vende në parlament, por jo aq sa për të siguruar shumicën e nevojshme. Ai gjithashtu u takua me përfaqësues të partisë ultranacionaliste Radikale, që po përpiqet të krijojë një koalicion me partinë e kryeministrit Koshtunica i cili largohet nga ky post.
Udhëheqësi i demokratëve Dushan Petroviç thotë se blloku pro evropian ka siguruar mbështetjen e 142 ligjvënësve, numër i mjaftueshëm për të formuar shumicën. Por zyrtarja e partisë Radikale, Natasha Jovanoviç, pas takimit me presidentin Tadiç, tha se partia e saj dhe përkrahësit e zotit Koshtunica do të ndihmojnë për të formuar një koalicion qeverisës.
Megjithatë, për të siguruar një shumicë në parlament, si radikalët edhe demokratët do të kenë nevojë për mbështetjen e partisë Socialiste të ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç. //bsa//