Lidhje

Gjeorgji - Sakashvili shpall fitoren; opozita akuzon për manipulime


Presidenti i Gjeorgjisë Mikhail Sakashvili ka deklaruar fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e djeshme parlamentare, ndërkohë që opozita ka akuzuar se procesi zgjedhor ishte i manipuluar.

Zoti Sakashvili tha të enjten në një fjalim drejtuar vendit se kishte mbetur i mahnitur nga suksesi i partisë së tij.

Pas numërimit të më shumë se gjysmës së votave, Lëvizja e Unitetit Kombëtar e Presidentit ka siguruar rreth 60 për qind të votave. Në vend të dytë është Opozita e Bashkuar, me rreth 16 për qind. Opozita po i kundërshton rezultatet.

Vëzhguesit e Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë thanë se autoritetet gjeorgjiane kishin bërë përpjekje që zgjedhjet të zhvilloheshin në përputhje me standartet ndërkombëtare. Por ata vunë në dukje një numër problemesh, si kërcënime gjatë fushatës dhe të meta proceduriale në numërimin e votave.

Në Uashington, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Tom Kejsi tha se Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura që votimet u zhvilluan në përgjithësi në mënyrë paqësore, megjithë një incident me dhunë. //bsa//

XS
SM
MD
LG