Lidhje

Shoqatat bamirëse kritikojnë BE-në se premton më shumë ndihma sesa është në gjendje të japë


Një koalicion ndërkombëtar i shoqatave bamirëse kritikon Bashkimin Evropian se premton ndihma më shumë sesa është në gjendje të japë për vendet në zhvillim

Këto shoqata thonë në një raport të ri se Bashkimi Evropian mund të mos jetë në gjendje të plotësojë shumën e ndihmave që ka premtuar t’u japë vendeve në zhvillim deri në vitin 2010.

Koalicioni ndërkombëtar i shoqatave bamirëse i bën thirrje Bashkimit Evropian që të miratojë plane të qarta mbi këtë çështje. Ministrat e jashtëm të BE-së pritet të mblidhen javën tjetër për të rishikuar politikën e tyre mbi ndihmat për vendet në zhvillim. /al/

XS
SM
MD
LG