Presidenti Bush po i kërkon kongresit të miratojë fonde shtesë për luftën duke thënë se një tërheqje e parakohëshme nga Iraku do të nxiste Iranin dhe do të dërgonte një sinjal tek terroristët se Amerika është e pafuqishme.
Gjatë një vizite të enjten në bazën ushtarake Fort Brag, presidenti i bëri thirrje Kongresit që të miratonte një projekt ligj mbi shpenzimet pa vendosur kufizime ndaj komandantëve të ushtrisë. Projektligji u hodh të enjten për votim në Senat, ndërsa Dhoma e përfaqësuesve miratoi para një jave një projekt ligj thuasje krejt ndryshe ku nuk përfshiheshin fonde shtesë./al/