Dhoma e lartë e parlamentit gjerman miratoi traktatin e Bashkimit Evropian, duke e bërë Gjermaninë vendin e 14-të të BE-së që e ratifikon këtë marrëveshje.
Ligjvënësit që përfaqësojnë 16 landet e Gjermanisë votuan në favor të traktatit, i cili thjeshton procesin e vendimmarrjes së bllokut dhe mbron të drejtat e njeriut.
Zyrtarët e bllokut 27-anëtarësh e nënshkruan traktatin në dhjetor në Lisbonë. Të gjitha vendet e BE-së duhet ta miratojnë këtë dokument para se ai të hyjë në fuqi. Vetëm Irlanda duhet të zhvillojë referendum për ta miratuar atë.
Traktati i Lsbonës zëvendëson projekt-kushtetutën e BE-së e cila u hodh poshtë nga votuesit francezë dhe hollandezë në vitin 2005. //rd//