Lidhje

Papa Benedikt, thirrje për krizën globale të ushqimit


Papa Benedikti u bëri thirrje besimtarëve të krishterë të vihen në krye të përpjekjeve ndërkombëtare për të lehtësuar krizën ushqimore globale, e cila ka sjellë rritjen e çmimeve dhe të urisë në shumë vende të varfëra.

Papa foli sot në Vatikan para një takimi të nivelit të lartë të financuar nga Kombet e Bashkuara për emergjencën ushqimore që do të zhvillohet javën e ardhshme në Romë. Ai tha se besimtarët e krishterë nuk mund të tregohen indiferent përballë atyre që nuk kanë bukë. Ai paralajmëroi se mungesa e artikujve bazë po bëhet gjithnjë e më serioze në vendet në zhvillim.

Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë me seli në Romë do të organizojë një konferencë tre ditore për krizën ushqimore duke filluar nga 3 qershori. Pjesëmarrësit do të analizojnë ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe rritjen e kërkesës globale për biokarbure tek çmimet ushqimore dhe disponueshmërinë e tyre. //rd//

XS
SM
MD
LG