Lidhje

Serbi: Aktakuza ndaj një ish-luftëtari të forcave paramilitare


Një gjykatë e Serbisë ka ngritur aktpadi ndaj një ish-luftëtari të forcave paramilitare serbe, të dyshuar për krime lufte, ku përfshihet vrasja e 5 civilëve gjatë luftës në Ballkan të viteve ’90.

Një gjykatë e Beogradit ngriti sot padi ndaj Bora Trbojeviçit për burgosjen, torturimin dhe vrasjen në vitin 1991 të 5 kroatëve në qytetin Grubisno Polje, rreth 80 km larg Zagrebit.

Prokurorët thanë se serbi 49-vjeçare ishte dënuar në mungesë në Kroaci në vitin 1993, me 20 vjet burgim për të njëjta krime. Autoritetet thonë se ky është një prej 12 rasteve të ngjashme që Kroacia i ka dërguar zyrtarëve të drejtësisë, sipas një marrëveshjeje dypalëshe bashkëpunimi për krimet e luftës.

XS
SM
MD
LG