Lidhje

Shqipëria përpiqet të sigurojë ndihma për rindërtimin e Gërdecit


Autoritetet shqiptare organizuan të martën një takim me përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare në përpjekje për të marrë prej tyre ndihmë për rikonstruksionin e të gjithë zonës së Gërdecit e cila u shkatërrua nga shpërthimi i një baze çmontimi municionesh 15 marsin e shkuar. Shefi i delegacionit të Komisionit europian në Tiranë Helmut Lohan deklaroi se ndihmat nuk mund të jepen përsa kohë ka ende një sipërfaqe të rrezikshme dhe ende të papastruar si dhe kërkoi që qeveria shqiptare të paraqiste një strategji të qartë për rindertimin.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG