Lidhje

Presidenti iranian Ahmadinexhad kërkon të takohet me Papën


Njoftohet se gjatë vizitës së tij në Romë për të marrë pjesë në një konferencë të Kombeve të Bashkuara për mungesat e artikujve ushqimorë, presidenti i Iranit po mundohet të takohet me Papa Benediktin.

Gazeta e përdishtme iraniane "Il Mesaxhero" thotë se Vatikani ka rënë dakord që zoti Ahmedinexhad të pritet nga Papa. Por zyrtarë të Vatikanit nuk kanë konfirmuar këtë takim. Ata kanë thënë se nuk është e qartë, nëse Papa do të ketë mundësi për të patur takime të veçanta me të gjithë udhëheqësit shtetërorë që do të marrin pjesë në konferencë, por ndoshta do të mund të ketë një takim të përbashkët.

Njoftime të medias për planet e zotit Ahmedinexhad citojnë një burim diplomatik të ketë thënë se presidenti i Iranit dëshiron ta njoftojë Papën për pozitën e Iranit rreth mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe programin bërthamor të Iranit.//lk

XS
SM
MD
LG