Lidhje

Raporti i ri i organizatës "Amnesty International" për Shqipërinë


Në raportin e përvitshëm për gjendjen e të drejtave të njeriut, "Amnesty International"kritikon Shqipërinë për një sërë mangësish.

Sipas raportit besimi i publikut tek sistemi i drejtësisë vazhdon të jetë i ulët. Trafikimi i grave dhe fëmijve për prostitucion ose forma të tjera shfrytëzimi ka vazhduar, ndonëse ky fenomen ka ardhur në rënie.

Ndër problemet e ngritura nga raporti është edhe dhuna kundër grave dhe dhuna në familje. Raporti thotë se sipas një studimi të qeverisë rreth një e treta e femrave ka përjetuar dhunë në familje, dhe kjo tendencë duket se është në rritje.

Ndërsa kushtet e të burgosurve mbeten të dobëta për shkak të mbipopullimit të burgjeve, higjenës së dobët dhe mungesës së kujdesit shëndetësor. Ka edhe njoftime për keqtrajtimin e të ndaluarve nga policia.

Raporti i Organizatës Amnesty International citon si një nga çështjet më shqetësuese mungesën e strehimit për njerëzit, veçanërisht për jetimët.

Sipas raportit ka mbi 45 mijë familje të regjistruara si të pastreha dhe mes grupeve më të prekura janë rreth 340 jetimë që në kundërshtim me ligjin, shteti nuk u ka ofruar strehim. //bsa//

XS
SM
MD
LG