Lidhje

Marrëveshje për ndalimin e bombave thërrmuese


Ekspertë të municioneve, diplomatë dhe të mbijetuar nga sulmet me bomba thërrmuese në mbarë botën përshëndetën marrëveshjen për ndalimin e këtyre bombave. Përkrahësit thonë se marrëveshja mes 111 vendeve që u arrit dje në Dublin, ndalon të gjitha lëndëve shpërthyese thërmuese që qarkullojnë aktualisht.

Një zëdhënës për Koalicionin ndërkombëtar të Municioneve Thërrmuese tha se shpresonte që marrëveshja të shënojë fundin e përdorimit të tyre. Shtetet e Bashkuara, një nga prodhuesit më të mëdhenj të bombave thërmuese në botë e kundërshtuan marrëveshjen. Uashingtoni e bojkotoi konferencën e Dublinit së bashku me Izraelin, Rusinë, Kinën, Indinë dhe Pakistanin.

Në Washington, një zëdhënës i Pentagonit tha se Shtetet e Bashkuara, në planin humanitar, kanë të njëjtin shqetësim si edhe pjesëtarët e konferencës. Por ai tha se bombat thërrmuese kanë qenë disa herë armët më efektive për të plotësuar kërkesat e ushtrisë. Ai tha se eliminimi i tyre mund të rrezikonte si jetën e ushtarëve, ashtu edhe të civilëve. //rd//

XS
SM
MD
LG