Lidhje

FAO: Çmimet do të vazhdojnë të qëndrojnë të larta


Një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuar për Bujqësinë dhe Ushqimin thotë se çmimet ushqimore mund të vazhdojnë të mbeten të larta për disa vjet.

Në raport thuhet se kostoja e grurit dhe ushqimeve të tjera mund të bjerë nga rekordet e tanishme por nuk ka të ngjarë që ato të arrijnë nivelet e mëparëshme në një periudhë të afërt. Raporti i publikuar së bashku me organizatën OSBE-ja thotë se 862 milionë njerëz po vuajnë tashmë nga uria dhe çmimet e larta e vështirësojnë më tej situatën.

Raporti i bën thirrje vendeve prodhuese të ndalin kufizimet e eksportit dhe thotë se vendet e zhvilluara duhet të rianalizojnë politikat që i kalojnë drithrat ushqimore për prodhimin e biokarbureve.

FAO thotë se fermerët në vendet e varfëra kanë nevojë për ndihmë në marrjen e farërave, plehërave dhe ushqimit të bagëtive. Organizata bën thirrje për më shumë investime në bujqësi dhe infrastrukturën rurale për të stimuluar prodhimin. //rd//

XS
SM
MD
LG