Lidhje

Kroaci: 7 vjet burg për gjeneralin Mirko Novac


Një gjykatë në Kroaci shpalli fajtor dhe dënoi me 7 vjet burgim nën akuzat për krime lufte kundër civilëve serbë gjeneralin Mirko Norac, i cili nuk arriti të ndalte vartësit e tij, të vrisnin rreth 30 civilë dhe të burgosur serbë pranë qytetit jugor Zadar gjatë operacioneve të vitit 1993.

Por Gjykata e Zagrebit shpalli të pafajshëm gjeneralin shqiptar të ushtrisë kroate Rahim Ademin, duke thënë se ai nuk kishte patur përgjegjësinë e mjaftueshme komanduese për parandalimin e krimeve. Ky ishte rasti i parë që Gjykata e Hagës për Krime Lufte ja transferon të pandehurit një gjykate kroate dhe shihet gjerësisht si një provë për sistemin gjyqësor në një vend kandidat të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë forcat e Bashkimit Evropian në Bosnje-Hercegovinë bastisën banesën e një profesori të së drejtës nga Beogradi për të mbledhur të dhëna për lidhjet e tij me të dyshuarin për krime lufte Radovav Karaxhiç që është në arrati. Forcat e BE-së thanë se e bënë sot kontrollin në apartamentin e Kosta Cavoskit, pranë Universitetit të Sarajevës Lindore në Pale. //rd//

XS
SM
MD
LG