Lidhje

Mediu: Kërkesa e Prokuorisë për heqjen e imunitetit tim, tendencioze


Në Shqipëri ish Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu tha sot se kërkesa e Prokuorisë për heqjen e imunitetit të tij lidhur me hetimet për shpërthimin e Gërdecit ishte tendencioze dhe se të gjitha procedurat për çmontimin e municioneve ishin ndjekur nga Shtabi i Përgjithshëm.

Ish Ministri Mediu foli sot përpara Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve. Ai tha se nuk ka patur asnjë informacion për mungesën e kushteve të sigurisë apo punësimin e fëmijëve për çmontimin e municioneve, megjithëse Gërdeci ishte vizituar edhe nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm.

Zoti Mediu dorëzoi 8 dosje voluminoze me dokumenta mbi procedurat e ndjekura për përzgjedhjen e kompanisë amerikane dhe ecurinë e procesit të cmontimit. Ky fakt u bë shkas që kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli të akuzojë Prokurorinë se i ka fshehur parlamentit dokumentacionin që i është kërkuar. Ajo që ra në sy gjatë mbledhjes së sotme ishte mungesa e opozitës e cila përfaqësohej vetëm nga një deputet socialist, ndërkohë që cështja e Gërdecit në deklarimet publike të së majstës është konsiderur si një nga cështjet kryesore që duhet të zbardhet me shpejtësi. //rd//

XS
SM
MD
LG