Lidhje

Winehouse në koncertin e parë pas rehabilitimit të drogës


Amy Winehouse interpretoi dje para 90 mijë spektatorëve në koncertin e saj të parë që pas rehabilitimit nga droga.

Fituesja e çmimit Grammy shkoi thuajse një orë me vonesë për interpretimin në festivalin muzikor në Lisbonë të Portugalisë. Ajo kërkoi ndjesë për zërin e ngjirur.

E veshur me një fustan të shkurtër, Winehouse dukej e çpërqëndruar gjatë interpretimit. Kariera e saj muzikore ka lulëzuar megjithë sjelljet e çoroditura, anulime të koncerteve dhe rehabilitimit të drogës. Winehouse ka në plan të interpretoi në disa festivale muzikore gjatë verës në Evropë. Javën e kaluar ajo fitoi çmimin Ivor Novello, një çmim prestigjioz në Britani për këngën Love Is a Losing Game nga albumi i saj Back to Black. //rd//

XS
SM
MD
LG