Lidhje

Kina përpiqet të parandalojë vërshimet pas tërmetit të 12 majit


Autoritetet kineze janë thuajse gati të fillojnë devijimin e ujit të një liqeni, vërshimi i të cilit kërcënon jetën e mbi 1 milion njerzve pas tërmetit të fuqishëm të 12 majit.

Përgatitjet përfundimtare janë gati në fund për të filluar tharjen e liqenin, i krijuar nga rrëshqitja e dheut.

Ekipet e ndihmës emergjente kanë ndërtuar një sistem drenazhimi për të kontrolluar ujin e liqenit Tangjiashan që të mos shpërthejë.

Agjencia zyrtare e lajmeve Hsinhua bëri të ditur se gati 200 mijë njerëz janë evakuar nga kjo zonë dhe mbi 1 milion të tjerë mund të shkojnë në territore më të larta, në se liqeni shpërthen.

Sipas agjencisë Hsinhua, ekipet e ndihmave, që janë dërguar në zonën e liqenit, filluan sot evakuimin e banorëve me helikopter.

Liqeni i ri Tangjiashan është mes më shumë se 30 liqeneve të krijuar nga rrëshqitja e dheut si pasojë e tërmetit shkatërrimtar të 12 majit dhe pasgoditjeve, që bllokuan lumenjtë. (ze)

XS
SM
MD
LG