Lidhje

Zgjedhësit në Maqedoni votojë sot për parlamentin


Sondazhet para votimeve tregojnë se partia konservatore e Kryeministrit, Nikola Gruevski, është në avantazh ndaj Bashkimit Social Demokrat dhe dy partive rivale shqiptare.

Qeveria shumetnike e Maqedonisë ishte përfshirë nga grindjet për muaj me radhë, për shkak të paaftësisë për të ulur nivelin e papunësisë dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes pakicës së konsiderueshme të shqiptarëve në vend.

Logjvënësit votuan për shpërndarjen e parlamentit dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të reja pasi në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në muajin prill në Bukuresht, Maqedonia nuk mori ftesën për të hyrë në aleancë.

Fushata zgjedhore u përshkua nga dhuna, pjesa më e madhe e të cilës mes banorëve shqiptarë të vendit. Autoritetet maqedonase janë zotuar të zbatojnë masa të rrepta sigurimi për të garantuar rendin dhe qetësinë gjatë votimeve. //iç//

XS
SM
MD
LG