Lidhje

Novacionet teknologjike ndihmojnë popullsitë e vendeve në zhvillim


Në serinë e rubrikës mbi teknologjinë i hedhim një vështrim novacioneve që ndihmojnë popullsitë e vendeve në zhvillim: sobat ekonomike dhe aparatet prej qeramike për filtrimin e ujit të pishëm. Dy shembuj novacionesh të thjeshta teknologjike, që mund të ndihmojnë njerëzit të përmirësojnë kushtet e jetesës.

Ushtari Leonidas Simbizi gatuan fasule për drekë në kampin ushtarak Muha në kryeqytetin Bujumbura të Burundit. Soba me të cilën gatuan ai përdor torfë si lëndë djegëse në vend të drurit. Torfa gjendet rëndom në tokat kënetore dhe është përzjerje e dheut me bimësinë e kalbur dhe të tharë. Qeveria po përpiqet të promovojë torfën si burim energjitik alternativ sepse ajo gjendet kudo dhe përdorimi i saj menjanon prerjen e pyjeve. Por ushtari është skeptik.

“Sobat me dru nuk nxjerrin shumë tym po t’i krahasosh me ato me torfën. Preferoj përdorimin e sobës me dru, thotë Simbizi”.

Ushtria e Burundit është përdoruesi kryesor i torfës si lëndë djegëse, ndërkohë që ka plane për ta hedhur atë si lëndë djegëse edhe në treg.

Ndërkohë në Kamboxhia, një përpjekje më e suksksesshme po bën bujë. Rreth 100 mijë familje po përdorin një pajisje që shfrytëzon qeramikën për pastrimin e ujit. Kjo pajisje filtron ujin nga mikro-organizmat dhe papastëri të tjera dhe e bën atë të padëmshëm për tu pirë. Organizata amerikane jo-fitimprurëse International Development Enterprises po përpiqet ta përhapë këtë novacion. Një nga përfituesit e këtij novacioni është Lach Emmaly.

“Kjo teknologji i lehtëson kushtet e jetesës sepse nuk ka nevojë të blesh dru apo qymyr për të zjerë ujin për ta pastruar. Ajo thotë se ky novacion për pastrimin e ujit i kursen asaj kohë dhe para dhe e mban atë të shendetshme”.

Pastruesit prej qeramike dhe sobat me torfë janë dy nga shumë shembuj se si teknologjitë e thjeshta mund të ndihmojnë.

Këto novacione të thjeshta janë më pak të kushtueshme, nuk kërkojnë shumë shpenzime dhe janë më lehta për tu zbatuar sesa teknologjitë tradicionale. Gjithashtu ndikimi negativ ndaj mjedisit është tejet më i vogël.

Por edhe produkte të tjera të teknologjisë së lartë si kompjuterat mund të modifikohen për tju përshtatur kushteve mjedisore. Nisma një kompjuter portativ për çdo fëmijë u ndërmor nga e njëjta organizatë amerikane.

Kompjuterat portativë jeshile dhe të bardhë janë të lehtë, të qendrueshëm dhe mund të vihen në punë nga energjia diellore apo dinamoja mekanike. Edhe programet kompjuterike janë të modifikueshme, që lejon si nxënësit ashtu edhe mësuesit modifikimin në bazë të nevojave të tyre. Nicholas Negroponte është në krye të kësaj nisme.

“Është i padëmshëm për mjedisin dhe miqësor thuajse në të gjitha aspektet. Konsumon rreth 20 herë më pak energji sesa kompjuterat portativë të zakonshëm”.

Peruja ka porositur 400 mijë nga këta kompjutera specialë për përdorim nëpër shkolla. Ato përdoren nga mësuesit dhe nxenesit në shkollën Apostol në Santiago....rreth 100 kilomentra në veri të kryeqytetit Lima. Tetë vjeçarja Yesenia Borquez është e apasionuar pas kompjuterit.

“Jam e gëzuar sepse kam mësuar shumë gjëra në kompjuter”.

Ekspertët thonë se, që kjo lloj teknologjie të ketë sukses duhet që gjithashtu të jetë e përshtatshme edhe për përdorimin komercial. Andrew Burns është ekonomist me përvojë në Bankën Botërore.

“Nëse nuk ka treg dhe nëse nuk u plotëson nevojat njerëzve apo nuk funksionon në një shtet, atëherë kjo teknologji nuk do të përhapet dhe nuk do të sjellë të mira. Ndaj ata që realizojnë kërkimet dhe zhvilimin e teknologjisë duhet të dëgjojnë me shumë vëmendje kërkesat, që këto novacione të kenë sukses komercial për tu përhapur”.

Mësuesit dhe studentët në Insitutin e Shkencës dhe Teknologjisë në kryeqytetin ruandez, Kigali, po punojnë për identifikimin e tregjeve dhe plotësimin e nevojave.

Kjo shkollë ka shumë makineri të teknologjisë fillestare që prodhojnë nga gozhdat e deri tek materiale të tjera si qirinjtë.

Prodhimi i qirinjve përshembull kushton 2 cent për copë ndërkohë që qirinjtë e importuar nga Kina kushtojnë 10 cent. Kjo tregon qartë avantazhet ekonomike të këtyre projekteve të teknologjisë fillestare. Insituti teknologjik shpreson se këta qirinj dhe produkte të tjera do të gjejnë lehtësisht treg në Ruanda. (ze)

XS
SM
MD
LG