Lidhje

Banka Botërore po zbaton në Shqipëri një projekt në bujqësi


Banka Botërore po zbaton në Shqipëri një projekt në fushën e bujqësisë, për riaftësimin e sistemit të ujitjes. Nga ky projekt kanë përfituar fonde të konsiderueshme edhe disa prej rretheve veriore, ku bujqësia është burimi i vetëm i jetesës së banorëve. Drejtori i menaxhimit të këtij projekti për palën shqiptare, Hajri Ismaili, tha në Shkodër gjatë një takimi me fermerë nga rrethet veriore të Shqipërisë se rritja e çmimit të produkteve bujqësore në tregun ndërkombëtar duhet të nxisë fermerët shqiptarë që të shfrytëzojnë sa më mirë burimet vendase, për të shtuar prodhimin bujqësor. //iç//

XS
SM
MD
LG