Lidhje

Ambasadori Uidhers: Hetim të paanshëm për çështjen e Gërdecit


Në një deklaratë të bërë nga Ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers pas takimit me Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama, thuhet se Qeveria e Shteteve të Bashkuara mbetet në mënyrë të përhershme e përkushtuar ndaj një hetimi të paanshëm e të plotë, të bazuar plotësisht mbi fakte ligjore.

Qeveria amerikane, thotë ambasadori Uidhers, nuk do të paragjykojë përfundimin e ndonjë procedimi ligjor, por pret që përmasat dhe natyra që do të ketë hetimi të përcaktohen vetëm mbi bazën e fakteve.

Qeveria amerikane, thotë ambasadori Uidhers, do ta shihte me zhgënjim dhe me alarm çdo përpjekje për t’ia nënshtruar këtë hetim çfarëdo ndikimi të jashtëm. Është detyra kushtetuese e Prokurores së Përgjithshme, dhe jo e ndonjë organi tjetër të qeverisjes, që ta kryejë punën pa ndërhyrje.

Për këtë, thotë ambasadori, është e domosdoshme që Parlamenti të trajtojë në mënyrë të menjëhershme çështjen e imunitetit parlamentar.

Qeveria dhe populli amerikan, thotë në deklaratë ambasadori Uidhers, do të shqetësohen thellësisht nëse ndonjë faktor, parti, apo udhëheqës politik bën deklarata apo ndërmerr veprime mbi bazën e ndonjë axhende politike. Ai bën thirrje që hetimi të jetë i paanshëm dhe i pavarur, bazuar mbi sundimin e ligjit.//ii

XS
SM
MD
LG