Lidhje

Kryetarja Topalli i kërkon Prokurorisë dokumente shtesë për imunitetin e ish ministrit Mediu


Në Shqipëri, Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli i ka kërkuar sot Prokuorisë dokumenta shtesë për çështjen e imunitetit të ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu, lidhur me shpërthimin e 15 marsit në Gërdec.

Në letrën e zonjës Topalli, dërguar në emër të Këshillit të Mandateve dhe imunitetit, theksoshet se dosja e paraqitur nga Prokuoria është konsideruar e mangët nga anëtarët e Këshillit. Në mënyrë të veçantë, nënvizohet në letër, është gjetur jo i bazuar pretendimi i Prokurorisë, se në proces nuk janë përfshirë forcat e armatosura.

Kryetarja e Parlamentit shkruan se është në detyrën e Prokurorisë t’i paraqesë parlamentit dokumentat e plota të cilat faktojnë pretendimin për mospërfshirjen e forcave të armatosura në mënyrë që parlamenti – siç shkruhet në letyër, të gjykojë e të marrë vendimin që duhet.

"Për të shmangur çdo keqkuptim për njëanësi", - shprehet zonja Topalli, " duhet që Prokuroria të dërgojë çdo dokument për këtë çështje". Letra shoqërohet me kërkesën për dokumenta specifikë, që janë kërkuar nga anëtarët e Këshillit

Pak ditë më parë, kryeprokurorja Ina Rama, kishte deklaruar se nuk kishte fshehur asnjë dokument dhe se kishte paraqitur në parlament faktet që konsideroheshin të mjaftueshme për t’i dhënë mundësi parlamentit që të arrinte në një përfundim.

Çështja e imunitetit të ish ministrit të mbrojtjes u bë shkas dje për debate të reja në parlament, pasi nuk ishte futur në kalendarin 2 mujor të punimeve të tij, duke bërë që opozita të braktiste sallën.//lk

XS
SM
MD
LG