Lidhje

Hillari Klinton largohet nga gara për Shtëpinë e Bardhë


Senatorja amerikane, Hillari Rodham Klinton, vendosi t’i japë fund kandidaturës për në Shtëpinë e Bardhë dhe shprehu mbështetje për rivalin e saj, Barak Obma, për të marrë emërimin e kandidatit për president të Partisë Demokratike,.

Hauard Ulfson, zëdhënës i shtabit elektoral të zonjës Klinton tha se senatorja e Nju Jork-ut do të zhvillojë një takim në Uashington të shtunën ku do të falenderojë përkrahësit e saj dhe të shprehë mbështetjen për zotin Obama dhe unitetin e partisë.

Të martën, zoti Obama siguroi numrin e duhur prej 2118 delegatëve për të kryesuar Partinë Demokratike në zgjedhjet e nëntorit kundër senatorit të Arizonës, Xhon Mekein, i cili mendohet se ka fituar emërimin si kandidat i Partisë Republikane.

Zoti Obama, senatori i shtetit të Illinoit, pas një fushate të gjatë dhe të fortë kundër zonjës Klinton për të fituar emërimin e partisë Demokratike, shpreson të bëhet Presidenti i parë afrikano-amerikan i Shteteve të Bashkuara. Nga ana e saj, ish-Zonja e Parë u përpoq të bëhej Presidentja e parë e Shteteve të Bashkuara.

Dje, zoti Obama filloi të shikojë mundësitë për njeriun që në zgjedhjet e nëntorit do të konkurojë përkrah tij si zëvendës president. //af//

XS
SM
MD
LG