Lidhje

Rusi: Qeveria ushtron presion për politikat e energjisë


Beteja më e fundit në Rusi për kontrollin e një firme private të energjitikës, duket se ka lidhje me politikat shtetërore si dhe kënd-vështrimet e ndryshme që ekzistojnë mes investitorëve të huaj dhe atyre vendas për përfitimet dhe rreziqet. Në krye të problemeve është udhëheqja dhe drejtimi i shoqërisë së energjisë ruso-britanuike TNK/BP. Korrespodenti i Zërit të Amerikës në Moskë Peter Fedynsky, njofton se fitues mund të jetë kompania shtetërore ruse Gasprom.

Pesëdhjetë përqind e shoqërisë TNK BP zotërohet nga firma britanike BP. Gjysma tjetër kontrollohet nga tre miliarderë rus, Viktor Vekselberger, Mikhail Fridman dhe Len Blavatnik, pronarë të shoqërisë aksionere Alfa – Access Renova. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të TNK BP Robert Dudley, duke e akuzuar atë për favorizim të aksionerëve britanikë. Investitorët rusë gjithashtu duan t’i japin një tjetër strategji zhvillmi kompanisë.

Natali Milchakova, analiste e energjisë për shoqërinë ruse Otkrya Investment Corporation, i tha Zërit të Amerikës, se për ironi, pala britanike do të përqëndrohet me projekte në Rusi, por investitorët rusë preferojnë zhvillimin jashtë vendit të tyre, para së gjithash në Azinë Qëndrore.

Zonja Milchakova thotë se shoqëria TNK BP ka mundësi të shkëlqyera që të rrisë prodhimin në Rusi, që ka dhe kapacitete të mira përpunuese. Analistja shton se investitorët rus duan të kapin projekte të rrezikshme. Ajo shtron pyetjen pse, nëse përfitime të pranueshme mund të arrihen dhe në Rusi, pa rrezikuar. Një tjetër vëzhgues, Yegeniy Volk, menaxher i Fondacionit moskovit Heritage thotë se sjellja ruse dhe britanike përsa i përket përfitimit dhe rrezikut, pasqyron dy tradita të ndryshme biznesi.

Zoti Volk tha se rusët janë të interesuar për të fituar në mënyrë të shpejtë, dhe i japin pak rëndësi mbarëvajtjes strategjike dhe kjo - thekson ai - shpjegon pakësimin e prodhimit të energjisë në Rusi. Biznesi perëndimor, sipas analisitit Volks, është më i civilizuar dhe i merr më shumë në konsideratë shqetësimet strategjike të së ardhmes. Biznesi rus, thotë ai, ka pak besim në klimën e investimeve vendase sepse kanë ndodhur mjaft ndryshime dhe rishpërndarje, kështu që dëshira për përfitime afatshkurtëra shpesh mbizotëron mbi mundësitë e tjera, si p.sh. investimet në infrastrukturë. Megjithatë TNK BP është vendosur nën shënjestrën e qeverisë ruse muajt e fundit.

Në Mars, Shërbimi Federal i Sigurimit, ose FSB, goditi zyrat e kësaj shoqërie në Moskë dhe akuzoi një prej punonjësve të saj për spiunazh industrial. Punonjësit e huaj të kompanisë gjithashtu kanë pasur probleme në marrjen e vizave ruse.

Në një intervistë të publikuar këto ditë në gazetën franceze Le Mond, kryeministri rus Vladimir Putin tha se ai paralajmëroi pesë vjet më parë se ishte kundër marrëveshjes 50% me 50% me shoqërinë TNK BP, duke theksuar se këto probleme do të zmadhoheshin në mungesë të një autoriteti qartësisht të përcaktuar.

Jonstatin Simonov, drejtor i përgjithshëm i Fondacionit Kombetar rus për energjinë, thotë se ndarja e udhëheqjes së kësaj shoqërie, po e nervozon Kremlinin, sepse prodhimi dhe përfitimi mund të dëmtohen. Simonov është një prej shumë analistëve të cilët thonë se problemet e TNK BP e bëjnë këtë kompani një rast ideal që qeveria të ndërhyjë për ta vënë nën kontroll.

Zoti Simonov thotë se logjika e zoti Putin është e qartë, duke theksuar se kryeministri e sheh që askush nuk është në krye të shoqërisë dhe ajo ka shumë probleme. Analisti thotë se zoti Putin i sheh dhe grindjet mes investitorëve, prej të cilave çdo ditë paraqitet një situatë e re, dhe kjo e bën të menjëhershme zgjedhjen e një udhëheqësi në krye të kompanisë.

Sipas analistit, ky drejtues mund të dilte nga kompanitë shtetërore ruse. Kandidati më i pëlqyer është gjigandi i energjisë Gazprom, i cili arriti të shpërbëjë firmën më të madhe ruse të naftës, Yukos, dhe gjthashtu mori në kontroll dhe Sakhalin-2, një projekt për gazin mbështetur nga Royal Dutch Shell.

Vitin e kaluar, Kremlini ushtroi presion ndaj kompanisë British Petroleum që të hiqte dorë nga pjesa e saj në rajonin gaz-mbajtës të Kovyktës në Siberi, një prej depozitave më të mëdha të gazit në botë. TNK BP ka rezerva të konfirmuara nafte prej 9 miliard fuçish në Rusi duke zënë rreth 16% të gjithë prodhimit rus të naftës.//lk

XS
SM
MD
LG